Maqedoni

Arratiset nga Idrizova dhe rrah bashkëshorten, kapet nga policia

Me datë 04.03.2024 në ora 21:30 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB Veles, kanë privuar nga liria H.B.(48) nga Velesi, i cili ishte në kërkim nga Institucioni ndëshkimor – korrigjues Burgu Idrizovë – Reparti i Hapur Veles pasi ishte arratisur nga institucioni, njofton policia, raporton Alfax.

Rreth orës 19:30, nga institucioni është raportuar se H.B. nuk është kthyer në burg dhe pas marrjes së masave, pas dy orësh është gjetur dhe privuar nga liria.

Gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri e bardhë dhe para.

Gjithashtu, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka raportuar se rreth orës 20:00, teksa ndodhej në shtëpi, e ka sulmuar fizikisht.

Ai është kthyer në burg me asistencë policore ndërsa pas mbarimit të hetimit do të ngritet kallëzim penal adekuat. Alfax.