Maqedoni

Arjanit Hoxha le të hapur mundësinë për shumicë të re

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Ajranit Hoxha tha se partia mbetet në qëndrimin se është i nevojshëm bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët që të mund në këto zgjedhje lokale të fitohen kandidatët e BDI-së.
Sipas tij legjitimiteti për qeverinë e re vjen nga zgjedhjet parlamentare, por nëse ata si parti do ta përkrahin shumicën e re parlamentare, do të varet nga ajo se si do të zhvillohen ngjarjet në skenën politike pas zgjedhjeve lokale.
“Mbetemi të vendosur në përkushtimin tonë që së bashku me Aleancën për Shqiptarët ta mposhtim BDI-në në komunat ku marrim pjesë në raundin e dytë. Këto janë zgjedhjet lokale, legjitimiteti për zgjedhjet parlamentare, pra për një qeveri të re vjen nga zgjedhjet parlamentare. Mbetet të shihet pas zgjedhjeve se si do të zhvillohen ngjarjet dhe si do të ecë skena politike më pas”, tha Hoxha.