Ardita Sinani zgjedhet kryetare e Preshevës
Ardita Sinani është zgjedhur sot kryetare e Preshevës.
Sinani është zgjedhur kryeparlamentare në Preshevë më gjithsej 22 vota pro dhe nëntë kundër.
Zgjdhja e saj në krye të komunës erdhi pasi partitë shqiptare atje arritën koalicion, duke lënën kështu në opozitë Alternativën e kryetarit të deritanishëm, Shqiprim Arifi.
Njoftimi i bërë nga Shaip Kamberi:
Uroj Arditën për zgjedhjen e sajë në krye të Komunës së Preshevës duke e uruar të qeverisë drejtë, dinjitetshëm dhe të jetë në krye të detyrës për një Preshevë të re.
Uroj poashtu partnerët e koalicionit, z. Ragmi Mustafa për pozitën e zv/kryetarit të komunës e z. Sami Salihu për pozitën e kryetarit të Kuvendit komunal.
Presheva iu kthye Preshevës.
Prandaj, uroj gjithë këshilltarët e kuvendit komunal për pjekurinë politike të treguar sot.