Arben Taravari me epërsi bindëse para oponentit politik Nevzat Bejta
Sondazhi i Qendrës për Kërkime Politike dhe Komunikime, tregon se kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Arben Taravari, udhëheq me gati 10 % para Nevzat Bejtës nga BDI.
Për pyetjen se cilin kandidat për kryetar për Komunën e Gostivarit do të votoni në zgjedhjet lokale, të anketuarit kanë dhënë numrat e mëposhtëm.
35,15 % u përgjigjën se do ta hedhin votën e tyre për Taravarin, kurse 26.35 % për Nevzat Bejtën.
Kurse për Fadil Zendelin e Lëvizjes Besa do të votonin 4,5 % e të anketuarve.
Më poshtë mund të shihni në shfaqjen grafike: