Arben Taravari: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian (VIDEO)
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në një bisedë për portalin PRESSonline.al thotë se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër strategjik përveç orientimit euro-antlantik drejt BE-së dhe SHBA-së.
“MAQEDONIA E VERIUT SIPAS MEJE NUK ALTERNATIVË TJETËR PËRVEÇ INTEGRIMIT NË BE, ABSOLUTISHT JO. POR, TA THEM TË VËRTETËN NUK KAM DËGJUAR PREJ NDONJË POLITIKANI NË MAQEDONI QË TË TREGON NJË OPSION TJETËR, NJË ALTERNATIVË TJETËR PËRVEÇ BASHKIMIT EVROPIAN. PIKËPYETJE ËSHTË VETËM A DO TI FILLOJMË NEGOCIATAT TASH QË TA SHFRYTËZOJMË MOMENTIN TË THEM KËSHTU QË NË SHPEJTËSI, SA MË SHPEJT TË BËHEMI PJESË E BASHKIMIT EVROPIAN, APO DO TË NA DUHET ENDE POPULIZËM POLITIK QË EDHE DY VJET, TRE VJET, PESË VJET TË THEMI QË DO TA NDRYSHOJMË MARRËVESHJEN ME BULLGARINË, MOS E NDRYSHOJMË POR TË MARRIM NJË MARRËVESHJE MË TË KEQE, TI FILLOJMË NEGOCIATAT PAS PESË APO DHJETË VITESH DHE TA MBYSIM, TA VRASIM EDHE ATË SHPRESË QË EKZISTON TE QYTETARI I MAQEDONISË, I CILI GJITHNJË E MË SHUMË MENDON SI TË IKËN PREJ KËTU”, DEKLAROI TARAVARI PËR PRESSONLINE.AL
Sipas tij, tanimë është çështja e hapur, nëse Maqedonia e Veriut i fillon negociatat tash apo i vonojmë edhe dhjetë vite.
“Nuk shoh alternativë tjetër dhe nuk kam dëgjuar prej ndonjë politikani të paktën serioz në Maqedoni që ofron diçka tjetër përveç Bashkimit Evropian”, nënvizoi Taravari.(PRESSonline.al)