Maqedoni

Arben Taravari: BDI është kanceri i shoqërisë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për numrin e fundit të të përjavshmes “Focus”, deklaroi se BDI-ja është kancer i shoqërisë dhe i gjithë vendi është nën okupimin e njerëzve të BDI-së.

“Më vjen mirë që atë që kemi thënë për BDI-në për një kohë të gjatë dhe tani po e themi, tashmë e thonë disa parti. Se janë kancer i shoqërisë, se kanë metastaza në të gjitha institucionet, se i gjithë vendi është nën okupimin e njerëzve të BDI-së. ASH është krijuar si antipodi i BDI-së, ne jemi nga ish-PDSH-ja dhe tradicionalisht kemi qenë opozita dhe partia që duhet ta zëvendësojë BDI-në”, deklaroi Taravari.