Maqedoni

Apeli i SHGM-së: Bashkëpunim për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e shtypit

Sfidat që përballon liria e shtypit dhe siguria e gazetarëve janë të pamohueshme, dhe është detyra jonë kolektive si shoqëri të ndërhyjmë për t’i adresuar ato me seriozitet dhe përgjegjësi. Nuk duhet të lejojmë që gazetarët të jenë subjekt i kërcënimeve dhe dhunës, dhe për këtë arsye, kërkojmë bashkëpunim të thellë dhe mbështetje institucionale për të garantuar që çdo akt i dhunshëm kundër tyre të hetohet dhe të ndëshkohet me ligj, thotë, Mlladen Cadinovski në eventin “Për siguri dhe mbrojtje më të madhe të gazetarëve dhe punonjësve të medias dhe kundër kërcënimeve ndaj lirisë së medias”.

“Gazetarët, të bashkuar, nuk do të lejojnë që të bëhen objekt i kërcënimeve dhe ngacmimeve të tilla dhe për këtë kërkojmë ndihmë dhe mbështetje institucionale për të dërguar mesazhin se çdo dhunues i gazetarëve do të dënohet dhe duhet të ndëshkohet.”, u shpreh kryetari i SHGM-së , Mlladen Çadikovski.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, Toni Angelovski, bën të ditur se të gjitha rastet e denoncuara, veçanërisht ato për sulme fizike, trajtohen me maksimum profesionalizmi dhe angazhim nga autoritetet kompetente.

“Të gjitha rastet e denoncuara, sidomos për sulme fizike, zbardhen maksimumi për një dy ditë dhe falë përkushtimit dhe prokurorisë, e cila në periudhën e fundit realisht jemi të organizuar. Të reagohet shpejt, d.m.th të shprehet, dhe në atë mënyrë personi që shkel ligjin të jetë realisht përgjegjës.”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.

Parandalimi i gazetarëve në kryerjen e detyrave dhe detyrave të tyre ditore është ngritur në të njëjtin nivel si parandalimi i gjyqtarit, prokurorit publik. Tentativa me vdekje ndaj gazetarit konsiderohet krim i rëndë, i cilësuar për të paktën 10 vjet burg.

Drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekulovski thotë se ne, si SHGM, jemi të vendosur të angazhohemi në të gjitha nivelet për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e gazetarëve.

“Fatkeqësisht, më duhet të konstatoj se disa nga gjykatat e konfirmojnë punën e tyre dhe ne po mundohemi të arrijmë bashkëpunim konkret me gjykatat kompetente. Në regjistrin tonë që është në dispozicion të publikut, kemi pesë sulme më të rënda fizike ndaj gazetarëve gjatë vitit të fundit.”, tha drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekulovski, transmeton TVM2.

Të gjithë njëzërish bejnë thirje për përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë aktorët e përfshirë për të garantuar një ambient të sigurt dhe të mbrojtur për gazetarët, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre me integritet dhe liri të plotë.