Apasiev thotë se pesë agjentë të CIA-s kanë ardhur në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev në rrjetet sociale ka shkruar mbi protestat e dhunshme të mbrëmjes së djeshme në Kuvend, përcjell TV21. Sipas tij, ata që shkaktuan dhunë janë agjentë të shërbimeve vendase, ndërkaq Apasiev thotë se të njëjtit po “trajnohen nga agjentë të CIA-s që kanë ardhur në vend para pesë dite”.
“Mbrëmë nuk ramë në grackën e policisë sekrete. “U lexuan” në kohë 50 provokatorë me kapuç të ASK-së, që qëndronin përballë flamurit të së Majtës dhe të majtët u distancuan me kordon sanitar prej tyre! Ne nuk biem në këto truçe të ulëta, që më pas të keni arsye për të arrestuar të gjithë udhëheqjen e Partisë (siç ju mësojnë pesë agjentët e CIA-s që erdhën dy ditë më parë në Maqedoni)”, ka shkruar Apasiev në Facebook.