Maqedoni

Antikorrupsioni siguron dokument për pagesën e 7.8 milion dollarëve nga MSH për vaksinat kineze

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) është nga fundi me lëndën për furnizim të vaksinave për Kovid-19 dhe ka informata që akoma nuk janë të plota.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp Goran Tërpenoski, anëtar i Komisionit, e tërë situata është komplekse dhe duhet të mendohet me gjakftohtësi dhe duke e pasur parasysh polarizimin në shtet, nuk duan si institucion të vihen në dobi të cilit do faktor politik.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ai informoi se Antikorrupsioni mori nga Banka popullore dokument për pagesë të kryer të shtatë milionë e 800 mijë dollarëve për import të mallit përkatësisht Ministria e Shëndetësisë ka paguar më 15 shkurt, ndërsa BP e ka realizuar në dobi të Stabri Interneshënëll nga Hong-KOngu.

Nga MSH njoftuan se nuk kanë paguar paradhënie ndonjë personi juridik për blerje të vaksinave kineze, por në fillim të këtij viti ka kryer pagesë të mjeteve në emër të garancës me qëllim që të bëhet rezervimi I 200 mijë doza të vaksinave nga prodhuesi Sinofarm nga Kina, në bazë të konkludimeve nga mbledhja e mbyllur qeveritare, e mbajtur më 5 shkurt.

“Qeveria në koordinim me qeverinë e Kinës, përmes ambasadës kineze në Maqedoni të Veriut,m pas bisedave, vendosi t’I ndërprejë aktivitetet e filluara dhe I kërkoi prapa mjetet e paguara, që u realizua me kthim të mjeteve. Qeveria për operacionalizim të vendimit të vet më 16 mars e detyroi MSH t’i ndërprejë të gjitha aktivitetet për realizim pas konkludimeve nga mbledhja e 8-të përkatësisht paratë që I ishin transferuar Stabrit janë kthyer prapa dhe nuk ka bërë kurfarë pagese. Qeveria më pas lidhi kontratë drejtpërdrejtë me prodhuesin Sinofarm”, sqaroi Tërpenoski.

Shtoi se nuk mund të paraqesë më tepër hollësi sepse prodhuesit në dokumentet që I ka marrë KSHPK, është vënë klauzola për fshehtësi, me kërkesën e tyre.