Maqedoni

Angelovi falënderon Shqiptarët – Faleminderit që nuk protestuat kundër kryqit!

Protesta e paralajmëruar para ndërtesës së Komunës së Tetovës kundër kryqit në Kodrën e Diellit nuk pati jehonë pozitive, njofton KlanM.

Për këtë shkak, sic njofton KlanM, lideri i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angelov, ka falënderuar qytetarët Shqiptarë.

“Në protestën e sotme të paralajmëruar në Tetovë kundër kryqit në Kodrën e Dilelit, nuk u paraqit thuajse askush. Falënderoj bashkëqytetarët Shqiptarë që nuk mbështetën rrënimin e kryqit dhe me këtë treguan respekt ndaj ndjenjave tona fetare” – ka shkruar Angelovi në Facebook.

Angelovi, sic njofton KlanM, u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos bien pre e provokimeve, sic thotë, në “betejat” zgjedhore.

“Për shtetin, për Maqedoninë, për Maqedonasit, Shqiptarët dhe gjithë qytetarët tjerë, më mirë do të ishte sikur në “betejën” e ardhshme politike nuk do të keqpërdoren ndjenjat fetare dhe marrëdhëniet ndëretnike. I bëj thirrje Kryetari të Komunës së Tetovës që ta shfuqizojë vendimin e jashtëligjshmë e provokativ për heqjen e kryqit” – thotë në postimin e tij në Facebook, Stojançe Angelov.

Ndërkohë, Ipeshkvia Tetovë – Gostivar e KOM – AO, sic njofton KlanM, ka dorëzuar ankesë në organin e shkallës së dytë lidhur me vendimin e inspektoratit komunal të ndërtimit për rrënimin e kryqit në Kodrën e Diellit./KlanMacedonia