Maqedoni

Angellov: Vlerësim pozitiv i KE-së për numrin e thirrjeve urgjente 112

Përveç Spasovskit, Raportin e Progresin e ka shfrytëzuar për të lavdëruar angazhimin e institucionit që drejton edhe Stojanço Angellov, drejtor i Qendrës së Menaxhimit të Krizave.

Sipas raportit të Komisionit Evropian, Qendra ka zbatuar me sukses projektin e vendosjes së numrit 112 si pjesë e përpjekjeve të vendit për përafrim drejt rregullativës së BE-së.

Angellov shprehet se po punohet për ta forcuar dhe avancuar numrin 112 që është për thirrje emergjente dhe se ky numër është në dispozicion për gjithë qytetarët.

“Kur qytetarët ballafaqohen me rast të vërtetë urgjent, gjithkund në Maqedoni, qytetarët gjithmonë duhet të paraqiten në numrin 112. Gjithmonë kur janë në rrezik ose u nevojitet ndërhyrje policore, ndihmë mjekësore, ndërhyrje nga zjarrfikësit ose çdo rrezik që rrezikon jetën, shëndetin ose pronën”, tha Angellov.

Parndryshe, që nga shkurtit i vitit 2022, numri 112 është i disponueshëm për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.