Shqipëri

Angazhimi i DioGuardit jep rezultat, Greqia do të fillon procedurat për të shfuqizuar ligjin famëkeq të luftës me Shqipërinë

Të nderuar miq e përkrahës,
Më 23 maj 2022, në Tiranë, Nikos Dendias, Ministër i Jashtëm i Greqisë, mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me homologen dhe nikoqiren e tij shqiptare, Olta Xhaçka, gjatë së cilës, Dendias njoftoi se Greqia tani do të fillonte procedurat për të shfuqizuar ligjin famëkeq të luftës me Shqipërinë që daton tek viti 1940.

Jemi të kënaqur të themi se ky ndryshim i qëndrimit të Greqisë është rezultat i punës lobuese të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me anëtaret e Senatit të SHBA-ve, dhe letrave të dërguara Kryeministrit e Presidentit grek nga ish-kongresisti DioGuardi gjatë dy viteve të fundit.

Më e rëndësishmja nga këto letra ishte ajo që DioGuardi ia dërgoi Presidentit Joe Biden më 11 tetor 2021, vetëm tri ditë para takimit bilateral në Washington, DC, në mes te Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken dhe Ministrit të Jashtëm grek Dendias.

Në këtë letër për Presidentin Biden, Joe DioGuardi, President i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, vuri theksin tek dy çështje kruciale për të cilat SHBA do t’i kërkonte Greqisë veprime konkrete: e para, “të shfuqizojë ligjin e luftës me Shqipërinë të vitit 1940, dhe e dyta, të njohë Kosovën si shtet të pavarur.”

Tutje, mezi presim që Greqia të marrë rol udhëheqës në sjelljen e paqës së qëndrueshme dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor duke e njohur pavarësinë e Kosovës!

Gjithë të mirat,

Shirley Cloyes DioGuardi Joe DioGuardi
Këshilltare për Cështje të Ballkanit President