Andonovski: Qeveria i fshehu deputetët që të mos shihet se nuk ka legjitimitet
Mosparaqitja e deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së në seancën për interpelancë të qeverisë për Stefan Andonovskin nga VMRO-DPMNE është precedent që nuk ka ndodhur deri më tani në vend. Sipas tij, një hap i tillë është ndërmarrë për të mos vërtetuar se qeveria nuk ka legjitimitet.
“LSDM vendosi së bashku me BDI-në t’i tërheqin deputetët, t’i fshehin, ky është një precedent politik…të mos mbrojnë qeverinë e tyre… mendimi im është se ata u frikësuan, se do të kenë deputetë që do të votojnë kundër asaj qeverie, e bënë pikërisht këtë, i kanë fshehur deputetët ose nëpër korridore ose në ndonjë lokacion të panjohur, kështu që na kanë munguar deputetët vetëm për të mos lejuar votimin dhe për të parë se qeveria nuk ka legjitimitet”, është shprehur Andonovski.