Analizë/ Duhanxhi e pa shëndet, apo pa duhan e me shëndet të plotë
Pirja e duhanit është shndëruar në një shqetësim të madh në nivel global, pasi konsumimi i saj është shkaktari i shumë komplikimeve dhe sëmundjeve te njerëzit, edhe përkundër mesazheve të shumta sensiblizueuese për rrezikun që paraqet konsumimi i saj dhe ndërmarja e shumë nismave për të ulur numrine pordoruesve, ajo vazhdon të jetë e preferuar dhe përdorur nga miliarda njerëz në botë.
Me qëllim sensibilizminin e shoqërisë njerëzore për dëmet dhe pasojat që shkaktonte përdorimi i duhanit, vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) miratuan Rezolutën WHA42.19 me të cilën u caktua 31 maji si Dita Botërore pa Duhan, ditë kjo që festohet çdo vit në mbarë botë e që përcjellë mesazhe të shumta për përpjekjet e përbashkët që duhet bërë kundër kesaj pandemie, shkruan Zhurnal.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë bota ka më shumë se 1.3 miliard konsumues të cilët përbëjnë rreth 20% totalit të popullësisë së botës, 80 % e duhanpirësve vijnë nga shtete që kanë të ardhura të ulëta ose të mesme. Mbi 820 milion përdorues të duhanit janë meshkuj kurse pjesa tjetër prej rreth 500 milion janë femra, këto shifra janë shumë shqetësuese, por edhe më problematik është fakti që shumë hulumtime tregojnë se trend i konsumimit të duhanit do të të shënoj rritje në vitet e ardhshme.
Duhani është shkaktar i rreth 15 % vdekjeve në nivel global, ku si pasojë e saj çdo vit vdesin më shumë se 8 milion njerëz, 7 milion prej të cilëve janë vdekje që lidhen direkt me konsumimin e saj, kurse më shumë se 1 milion të tjerë vdesin si pasojë e ekspozimit ndaj tymit të saj, si dhe rreth 65.000 fëmijë vdesin çdo vit si pasojë e ekspozimit ndaj tymint të duhanit. Në shekullin e XX pirja e duhanit vrau mbi 100 milion njerëz, kurse sipas disa parashikimeve besohet se në shekllin XXI ajo do të vras mbi 1 miliard njerëz, që është një shifër e frikshme dhe që shoqëria duhe të ndërrmarrrë masa urgjente për ta parandaluar këtë katastrofë.
Numri më i madh i vdekjeve nga pirja e duhanit është kryesysht në vendet e Azisë dhe Europës Lindore, ku si pasojë e saj fatalitetet në këto shtete variojnë nga 100 deri në 150 të vdekur në 100.000 banorë. Shetet që prinë për numrin e duhanëpirësve në botë me mbi 40 % të popollatës jane: Kiribati (47%), Mali i Zi (46%), Greqia (43%), Timori (43%), Nauru (40%), e që ndiqet nga Rusia, Indonezia, Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina me 39% dhe nga Kili me 38 %, kurse shtete që konsumojnë më së paku duhan me 5% të popullatës janë: Etiopia, Gana, Peruja dhe Hondurasi., kurse Kina është konsumuesja e rreth 40% të të gjitha cigareve në botë.
Konsumimi i duhanit ka një kosto të madhe ekonomike e cila vlersohet të jetë në 1.4 trilion dollarë apo rreth 1.8 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) çdo vit e cila vjen si pasojë e humbjes së produktivitetit apo edhe shpenzimeve tjera shëndetësore që shkakton konsumi i saj, e që është një shifër shumë e madhe me një ndikim shumë të fuqishëm në ekonominë globale. Rreth 40 % e këtyre shpenzimeve për duhan ndodhin në vendet në zhvillim, e cila është një goditje e rëndë për perspektivën zhvllimore të këtyre shteteve, pasi një kosto e tillë është shumë e rëndë që pengon përparimin e tyre. Përdorimi i duhanit shkakton edhe varfërimin e familjeve, pasi sigurimi i saj nënkupton shpenzime financiare, e shpenzimi për duhan ndikon që nevojat elementare si ushqime, veshmbathje dhe strehimi të lihen anash.
Rritja e taksave të duhanit është një masë e cila mund ta frenoj konsumimin e saj, pasi një rritje prej 10 % të saj do të ndikonte në uljen e përdorimit të duhanit në vendet e pasura me 4 %, kurse në vendet e varfëra apo me të ardhura të mesme do të ndikonte me 5 %, e që kjo strategji po përdoret nga shumë shtete ku ata në njërën anë po e ulin numrin e përdoruesve të saj dhe në anën tjetër po rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit, shkruan Zhurnal.
Pirja e duhanit shkakton shumë sëmundje, ku ajo është shkaktare e 70 % të rasteve të kancerit në mushkëri, pra në çdo 10 persona me këtë sëmundje 7 janë të shkaktuara prej duhanit, ajo është gjithashtu shkaktare për kancerin në gojë, fyt, stomak, melçi, pankreas. Konsumimi i saj shkakton probleme kardiovaskulare si sëmundje e zemrës, sulm në zemër dhe problem tjera, bronhiti kronik është një problematikë tjetër e zakonshme të konsumuesit të duhanit. Pirja e duhanit ndikon në plakje, pasi sipas një studimi të fundit njerëzit që nuk pinë duhan duken 5 vjet më të ri se sa ata që pinë. Duhanëpirësit janë 50 % më të rrëzikuar që të infektohen nga virusi Kovid-19 sa personat që nuk e konsumojnë atë.
Në Maqedoninë e Veriut rreth 48. 4 % e popullësisë janë konsumues të duhanit, e cila ka bërë që vendi ynë të renditet në top 10 e vendeve me më shumë duhanpirës në botë, ku raporti është 57.9 % për meshkuj dhe 39 % për gratë. Rreth 45 euro çdo muaj harxhon një duhanëpirës, dhe ajo është shkaktare e 22.000 vdekjeve në vit në vendin tonë, shkruan Zhurnal.
Konsumimi i duhanit është shëndrruar në një pandemi globale, e cila çdo vit po shkakton miliona të vdekur, dhe po shfaqet si shkaktarja e shumë çregullimeve shëndetësore, për ta ndaluar këtë kërcënim për shoqërinë njerëzore shtete duhet që të jenë më të vendosura në luftën kundër këti fenomeni dhe te krijojnë instrumentet e duhra të cilat do të prodhojnë rezultate positive dhe taulin numrin e konsumuesve të saj.