June 26, 2024
Maqedoni

ANALIZË: Deponi, kopshte, tubacione, rrugë lokale, funksionarët qeveritarë dhe partiakë në terren, KSHPK-ja: Pa keqpërdorime

u dorëzuan 210 kërkesa për mendime lidhur me punësime, avancime në punë, fillimin e ndërtimit të objekteve. KSHPK-ja formoi 54 lëndë për pretendime për veprime të paligjshme. Rregullat për fushatën zgjedhore përcaktohen edhe në Kodin Zgjedhor. Por, deri në fillim të fushatës duket se elitat partiake janë në “provë të përgjithshme”, duke e shfrytëzuar maksimalisht dhe me efikasitet hapësirën dhe kohën për veprim. Me rregullativën aktuale ligjore për shkeljen e rregullave zgjedhore gjatë fushatës parashikohen edhe dënime, përveç për mediat, parashikohen gjoba edhe për partitë, funksionarët, institucionet.

Zgjedhjet e shtata presidenciale do të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare do të mbahen më 8 maj. Nëse do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj. Gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale do të vijojë fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare.