Analistja Zana Avdiu: Duhen protesta kundër Albin Kurtit
Aktivistja dhe analistja Zana Avdiu ka kritikuar opozitën për opozitarizmin e dobët ndaj Qeverisë Kurti.
Avdiu ne Pressing T7, ka thënë se opozita parlamentare është e nënshtruar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
“Opozita nuk janë duke bërë kurgjo, janë tepër të heshut dhe të nënshtrun ndaj Vetëvendosjes. Nuk guxojnë as me ndi, as me dalë me kritiku”, ka thënë Avdiu.
Tutje, ajo ka thënë se në kohën kur Kosova mori kritika të shumta edhe nga ambasada amerikane, opozita ka qenë kryesisht e heshtur.
”Ish dashtë me qenë një opozitë më e fuqishme, me kërku me dale njerëzit në përkrahje, jo me vepru si ka vepru Vetëvendosje”, ka thënë Avdiu.