June 26, 2024
Maqedoni

Analisti maqedonas krahason tubimin e Vuçiqit me tubimet e Millosheviqit

Analisti maqedonas dhe ish drejtor i Agjencisë Shtetërore të Lajmeve-MIA, Zoran Ivanov, e ka krahasuar tubimin e mbrëmshëm të sinpatizuesve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq me tubimet e ish diktatorit serb Sllobodan Millosheviq.

Nga Maqedonia e Veriut ka pasur shumë qytetarë të cilët në mënyrë të organizuar kanë udhëtuar për në Beograd, që të marin pjesë në tubimin e organizuar nga partia e Vuçiqit.

Mirëpo analisti Ivanov vlerëson se ku tubim nuk dallon aspak nga tubimet që i organizonte Millosheviqi, shkruan Lideri.mk.

“Edhe Millosheviqi i tubonte në këtë mënyrë me (frazën): ‘asnjë qime nuk të ju mungojë’ por…”, ka shkruar Ivanov.