Amir Elezi: Strategjia nacionale për rritjen e dhuruesve të gjakut është në hap të mirë, aksionin e hendbollistëve të Vardarit e përkrahën edhe Ministria e Sportit
Drejtori i Institutit të Transfuziologjisë, Amir Elezi, njëherit edhe Sekretar Gjeneral i Alternativës, sot mori pjesë në aksionin për dhurimin e gjakut, të organizuar nga Klubi i hendbollistëve të Vardarit.
Në aksion mori pjesë edhe Ministri i sportit, Borko Ristovski dhe zëvendës ministrja Safije Sadiku Shahini.
“ Filluam ditët e para të vitit 2025 me një aksion të suksesshëm të dhurimit të gjakut, më hendbollistët e klubit Vardar.
Presim që ky vit, falë strategjisë nacionale për rritje të numrit të dhuruesve vullnetar të gjakut të jetë vit ku do të arrijmë rekord të ri të dhuruesve.
Aksionin e sotëm e mbështetën edhe ministri i Sportit Borko Ristovski dhe zv. ministrja e Sportit znj. Safije Sadiku Shaini.
Falenderojmë hendollistët dhe stafin që dhuruan gjak, pjesë e të cilit ishin edhe sportist ndërkombëtar nga Portugalia”, shkruan Elezi.