Ambasadorja e ShBA-ve, Aggeler: Në RMV çdo ditë po ndodhë korrupsion
Në një deklaratë për mediat, ambasadorja e ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut mes tjerash ka folur edhe për praninë e korrupsionit në vend, ajo potencoi se po bën gjithçka në drejtim të përmirësimit të kësaj situate.
“Unë kam ardhur këtu nga muaji nëntor, siç e dini të gjithë ndërsa korrupsioni ka qenë në këtë shtet shumë më herët, nuk është një problem që mund të zgjidhet për disa muaj, ekzistojnë sisteme në vend që kërkojnë ekzaminime, është shumë e rëndësishme që jam sot këtu dhe të shoh se si ndiqet krimi. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për krime financiare, korrupsion apo tjera. Kështu që ne dëshirojmë të jemi partnerë me këtë shtet, në një formë që do t’ua bënte të qartë qytetarëve, që ky sistem është këtu për ata, kjo do të merr kohë, nuk është diçka që një kompjuter mund ta zgjidhë menjëherë, por është prioritet dhe siç e shpjegova më herët, nëse unë kam një qëllim gjatë kohës time këtu si ambasadore, është të sigurojë që unë bëj gjithçka që mundem, edhe ekipi im bën gjithçka që mundet, të rrisim besimin e qytetarëve të RMV-së në gjyqësorin e tyre, dhe nëse ka mënyra që ne mund ta bëjmë këtë, unë do të bëj gjithçka që kam mundësi që kjo të ndodhë”, tha Angela Aggeler, ambasadore e SHBA-ve në Shkup. /Alsat