Maqedoni

Ambasadorja amerikane: Korrupsioni dhe ikja e të rinjve janë problemet më të mëdha të Maqedonisë

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Kate Marie Byrnes, në “Programi 200″ në Alsat, theksoi se janë dy segmente në vend që kërkojnë vëmendje dhe angazhim të veçantë nga qeveria.

“Ka disa fusha në Maqedoninë e Veriut që na shqetësojnë dhe arsyeja pse ne jemi veçanërisht të zëshëm për ato gjëra është sepse duam të ndihmojmë dhe të jemi mbështetës. Dy prej tyre janë më të rëndësishme. Numër një është korrupsioni. Ky nuk është problem që ekziston vetëm në Maqedoninë e Veriut…, por duhet të jetë prioritet sepse institucionet demokratike janë ende në zhvillim dhe minimi i vazhdueshëm i tyre me korrupsion është kërcënim për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit në të ardhmen”.

Gjëja e dytë që meriton vëmendje është situata me të rinjtë. Ne jemi të shqetësuar për faktin se të rinjtë janë të zhgënjyer me mundësitë këtu. Janë të zhgënjyer kur shohin që qeveria nuk punon për qytetarët. Të rinjtë duhet të inkurajohen të shohin të ardhmen e tyre këtu dhe lufta kundër korrupsionit është një mënyrë e fuqishme për të adresuar shqetësimet e tyre”, tha ambasadorja Byrnes.