BallinaMaqedoni

Ambasadorja Ageler tregon pse u përfshi Artan Grubi në “listën e zezë”

Ambasadorja e SHBA-ve, Angela Ageler është deklaruar pasi SHBA ka futur Artan Grubin dhe Enver Bexhetin në Listën e Zezë. Nga postimi i ambasadores amerikane, lehtë konstatohet se edhe Grubi edhe Bexheti janë futur në “listën e zezë” për shkak të ndërhyrjes në gjyqësor, transmeton portali Lideri.mk.

“Emërimi i sotëm i Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrja politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohet. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërtojnë ata që përfshihen në korrupsion të konsiderueshëm që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkroi Ageler