Maqedoni

Ambasadori i Kosovës ndau mirënjohje për Kadri Idrizin, zyrtar i lartë i protokolit në MPJ-në e Maqedonisë

Me rastin e kontributit të dhënë në realizimin e vizitës së Presidentes Osmani Sadriu në Maqedoninë e Veriut, Ambasadori Qehaja ndau mirënjohje për Kadri Idrizi, zyrtar i lartë i protokolit në Ministrinë e Jashtme.

Ambasada shpreh konsideratat për bashkëpunimin e vazhdueshëm me z. Idrizi në kryerjen e detyrave të ndryshme protokolare me interes shtetëror të ndërsjell.