Maqedoni

Ambasadori i Kosovës e vizitoi Alternativën

Sot, në selinë e Alternativës, ishte në vizitë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Dr. Florian Qehaja. Ai u prit nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Zeqirija Ibrahimi.
Në këtë takim, fillimisht, u fol për marrëdhëniet e mira të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, si dhe për relacionet e mira ndërshqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Ambasadori Qehaja e përshëndeti rolin konstruktiv të Alternativës dhe e inkurajoi kryetarin Gashi që ta vazhdojë kursin e këtillë, duke gjykuar se ky është në interes të perspektivës europiane të rajonit, por edhe të interesave shqiptare në Ballkan.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e falënderoi Ambasadorin Qehaja për vizitën dhe u zotua se ai dhe partia e tij do të vazhdojë të angazhohet për afirmimin dhe integrimin europian të rajonit tonë, si dhe për mbrojtjen e interesave shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kjo është vizita e parë e Ambasadorit Qehaja në AlternAtivA pas emërimit të tij si Ambasador në Republikën e Maqedonisë së Veriut.