KosovëKulturë

Ambasadori amerikan takon Mendi Mengjiqin, kompozitorin që i dha “zë” pavarësisë së Kosovës

Ambasadori i SHBA në Kosovë Jeff Hovenier ka pranuar në takim kompozitorin kosovar të njohur Mendi Mengjiqi, duke e quajtur kompozitor që “përdori talentin e tij muzikor për t’i dhënë zë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”.
“Kënaqësi të shoh Mendi Mengjiqin, kompozitorin e njohur kosovar. Pasi e përdori talentin e tij muzikor për t’i dhënë zë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, kompozimet e tij të reja, “Symphonic Pain” (Dhembje Simfonike) & “To Breathe Again” (Për të marrë frymë përsëri), sjellin vëmendjen ndaj çështjeve të përbashkëta mjedisore, duke përfshirë ngrohjen globale.
Pata kënaqësinë të ndiqja shfaqjen premierë të “Për të marrë frymë përsëri” kur u interpretua nga Orkestra Filarmonike e Kosovës në shkurt 2022”, ka shkruan Hovenier pas takimit.