Amanetin e mësueses duhet ta realizojmë!
Shkruan: Halil Jakupi
Në të vërtetë të shkruash për mësuesen është po aq e pamundur sa ç’është e pamundur ta falënderosh atë për çdo gjë që ka bërë për nxënësit . Pavarësisht se ka pasur raste të shumta kur ne nxënësit i kemi krijuar probleme me sjelljet tona ajo sërish është treguar e arsyetueshme dhe nuk na ka bërë që të ndihemi keq, përkundrazi është munduar të na këshillojë e konfrontojë në mënyrë që ta kuptojmë gabimin dhe të përmirësojmë sjelljen.
Por ka pasur edhe raste të kundërta, kur ka ngritur zërin ndaj një nxënësi/nxënëseje vetëm sepse ai/ajo nuk ka pranuar gabimin e bërë. Por kur i këshillonte dhe u fliste, këtë gjë e bënte veçmas klasës dhe nuk i përfshinte të gjithë nxënësit e tjerë në bashkëbisedim. Për ne ky është besim dhe mbështetje!
Uroj që të keni shëndet!