Maqedoni

Alternativa vendos sot nëse do të qëndrojë në Qeveri apo jo

Pas rikonstruimit të Qeverisë me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, ku pritet dhe të votohet nesër në seancën parlamentare të thirrur enkas nga kreparlamentari Xhaferi, Kuvendi Qendror i Alternativës mblidhet sot në Tetovë për të diskutuar për daljen apo qëndrimin në mazhorancë. Kuvendi Qendror i Alternativës është paralajmëruar të mblidhet sot në orën 16:00 në selinë e kësaj partie në Tetovë. Nga kjo parti, pak ditë më parë, kumtuan se nuk do të lejojnë që Alternativa të bjerë preh e ndonjë gracke politike. Ndërsa me daljen apo jo nga Qeveria, ajo, gjithsesi, do të vazhdojë të kontribuojë në proceset e eurointegrimeve të vendit.