AlternAtivA: U realizua trajnimi nga “Konrad Adenauer”
Në vigjilje të zgjedhjeve lokale, sot Fondacioni Gjerman “Konrad Adenauer Stiftung” realizoi trajnim për kandidatët potencialë për kryetarë dhe këshilltarë komunalë të partisë AlternAtivA. Tema e këtij trajnimi ishte “Forcimi i kapaciteteve demokratike në nivel lokal”. Trajnimi u përqendrua kryesisht në tema që kanë të bëjnë me fuqizimin e kapaciteteve të politikanëve në nivel lokal, si dhe në tema që kanë të bëjnë me opinionin dhe komunikimin publik.
Në hapje të trajnimit fjalë rasti patën edhe Daniel Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Braun foli për rëndësinë që ka ky trajnim dhe mundësitë që ofrohen përmes tij, ndërsa kryetari Gashi e falënderoi Fondacionin “Konrad Adenauer” për këtë mundësi dhe shprehu bindjen se thellimi i bashkëpunimit mes Alternativës dhe këtij fondacioni do të jetë një vlerë shtesë në jetën demokratike në Maqedoninë e Veriut.
Siç dihet, Fondacioni “Konrad Adenauer” është një institucion i themeluar nga CDU (Partia Demokristiane) e kancelares Merkel dhe ai është i përkushtuar në mbështetjen e partive të djathta, ndërsa AlternAtivA është partia e parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut me të cilën ky fondacion vendos ura të këtilla të bashkëpunimit
Trajnimi u realizua duke i respektuar të gjitha protokollet e sigurisë për mbrojtje nga virusi Covid-19.
AlterAnativA-Shkup
Shkup, 03.09.2021