Alternativa Kumanovë: U nënshkrua kontrata për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugën “Bajram Shabani” , shumë shpejt ky problem do të zgjidhet
Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugën “Bajram Shabani”.
Kontrata ka afat zbatimi prej një viti, ndërsa kontraktuesi duhet që brenda 60 ditëve të punës ti përfundoje aktivitetet ndërtimore rreth këtij projekti.
“Do të punohet në një gjatësi prej 886 metrash, nga bulevardi “3 MUB” deri në “Rruga e Pçinjës”, dhe në të gjithë gjatësinë e rrugës “Bajram Shabani” është 1.4 kilometra. Në trasenë e planifikuar do të vendosen tuba polietileni në tre përmasa F/800, F/630 dhe F/500 milimetra, boshte inspektimi dhe një grilë kullimi metalike 5 metra e gjatë. Pas vendosjes së tubave dhe mbushjes së kanalit me rërë dhe zhavorr, ngjeshjes dhe nivelimit të tyre, kontraktori detyrohet të rikthejë rrugën në gjendjen fillestare duke e betonuar në një shtresë 10 centimetra në një sipërfaqe prej 1093 m2. Buxheti prej 1,6 milionë denarë është planifikuar edhe për çështje shtesë dhe të paparashikuara që mund të dalin gjatë punës”, thuhet midis tjerash në kontratë.
Përndryshe, zgjidhja e këtij problemi të banorëve të kësaj rruge ishte edhe pjesë e programit të Alternativës në zgjedhjet e fundit lokale.
Me fillimin e zbatimit të punimeve, fillon edhe përfundimisht zgjidhja e problemit të kahmotshëm.