Alternativa falënderon gjitha partitë shqiptare që përkrahën pikën e parë të marrëveshjes Gashi-Zaev
Përfaqësuesit e Alternativës vlerësojnë se miratimi i propozimit francez dhe hapja e rrugës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian është rezultat i bashkëpunimit të partive shqiptare në realizimin e pikës së parë nga marrëveshja Gashi-Zaev.
“Falemnderime të sinqerta gjitha partive politike shqiptare që e përkrahën Pikën e parë të Alternativës për bashkëqeverisje. Ju fitojmë të na përkrahni njësoj edhe në plotësimin e pikave tjera!”, thonë nga Alternativa.
Nga kjo parti shtojnë se tani hapet rruga edhe për realizim më të lehtë të tetë pikave tjera të marrëveshjes.
“Me realizimin e Pikës së parë nga Marrëveshja e Alternativës, realizimi i TETË pikave tjera do të jetë shumë më i lehtë.
Bashkë mund të arrijmë më shumë!”, thonë nga partia e Gashit./lideri.mk