June 26, 2024
Maqedoni

Alternativa aludon se Talat Xhaferi nuk i pranon letrat në gjuhën shqipe

Nga partia AlterNativa, në një komunikat për media thonë se Afrim Gashi ia shkruan letrat shtetit në gjuhën zyrtare të Ali Ahmetit e Artan Grubit.

Sipas tij, nëse dikush dëshiron ta dijë se cila është kjo gjuhë, le t’ia shkruajë një letër Talat Xhaferit në gjuhën shqipe e le ta dorëzojë në arkivin e Kuvendit që ta shohë se a ia protokollojnë.

“E kam thënë shumë herë, ndërsa sot po e përsëris: Ali Ahmeti e Artan Grubi e kanë lënë gjuhën shqipe “gjuhë e avancuar e minoritetit”.

Prandaj, shqipja në Maqedoninë e Veriut është gjuhë e përkthyer dhe jo gjuhë në të cilën komunikon shteti. Nëse dikush mendon se është ndryshe, e sfidoj në debat publik.

Nejse, se e bëna çështje shumë serioze – ata që e ka mendjen te kazinotë e bixhozit e te Soravia e nipçes së Zajazit nuk mund në të njëjtën kohë të merren edhe me gjuhën shqipe.”, thuhet në komunikatën e AlterNativës.