Maqedoni

Alsat mëson – Përfundojnë negociatat për konstituimin e Qeverisë mes VLEN dhe VMRO

Alsat mëson se tashmë kanë përfunduar negociatat për konstituimin e Qeverisë mes VLEN dhe VMRO-së.

Siç mëson Alsat, VLEN do të ketë po aq institucione për nga numri dhe madhësia e atyre institucioneve siç kishin deri më tash të gjithë partnerët e koalicionit qeveritar me LSDM-në.

Kujtojmë se dje, lideri i VMRO-së, Hristjan Mickoski ka marrë mandatin nga presidentja e vendit Gordana Siljanovska, dhe siç tha ai, Qeveria pritet të formohet sa më shpejtë të jetë e mundur./ Alsat.mk