Maqedoni

Allen: Ne mbështesim Marrëveshjen e Prespës, u zhgënjyem kur pamë se Siljanovska nuk e përdori emrin Maqedonia e Veriut

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Liz Allen sot pasdite qëndroi në Shkup, përcjell TV21. Ajo tha se SHBA-të e mbështesin Marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se SHBA-të janë të zhgënjyer nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila nuk epërdori emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë inaugurimit të saj, përcjell TV21. Allen thotë se SHBA-të janë në

“Kuptohet që ne mbështesim Marrëveshjen e Prespës dhe u zhgënjyem kur pamë se presidentja nuk e përdori emrin e plotë dhe formal Maqedonia e Veriut. Do të vëzhgojmë për të parë se çfarë do të bëjë qeveria. Jemi në dialog të vazhdueshëm me qeverinë e cila është në proces të formimit. Prandaj, këtu nuk do të paragjykoja për asnjë pasojë, por, natyrisht, do të shpresonim, dhe i inkurajomë liderët e Maqedonisë së Veriut që t’u përmbahen marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Allen në deklaratë për SDK./tv21.tv