Alkaloid dhuron “omeprazoll” të lëngshëm për mjekimin e 200 fëmijëve gjatë një viti
“Alkaloid” Shkup ka dhuruar një pjesë të sasive të prodhimit të formulimit inovativ “omeprazol” në formë të lëngshme, në vlerë të përgjithshme prej 12.5 milionë denarëve , për Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve dhe Klinikën Universitare për Sëmundje të Frymëmarrjes te Fëmijët Kozle, me qëllim që të lehtësohet qasja në trajtimin e duhur për fëmijët. Me këtë donacion siç u njoftua në konferencën e sotme për media rreth 200 fëmijë do të mbulohen me terapi adekuate në kohëzgjatje prej një viti.
Drejtori i përgjithshëm i“Alkaloid”, Zhivko Mukaetov tha se me këtë donacion të dedikuar për fëmijët, si kompani kontribojnë në lehtësimin e procesit të trajtimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.
ZHIVKO MUKAETOV, DREJTOR I ALKALOID
“Duke u nisur nga prioriteti ynë kryesor njerëzit dhe shëndeti mbi të gjitha, i cili është baza e misionit të kompanisë për një jetë më të shëndetshme për çdo individ, “Alkaloid” prej dekadash ka ndihmuar aty ku është më e nevojshme. Kujdesi për komunitetin në të cilin operojmë, veçanërisht duke synuar të rinjët, mbetet segmenti ynë prioritar në portofolin e përgjegjësisë sociale të kompanisë”.
Doktoresha Valentina Cvejoska Çollakovska, drejtoreshë mjekësore e Klinikës për Fëmijë, falënderoi menaxhmentin e Alkaloid për bashkëpunimin afatgjatë me mjekët pediatër, përkushtimin dhe përcjelljen e trendeve botërore.
VALENTINA CVEJOSKA ÇOLLAKOVSKA DREJTORESHË MJEKËSORE E KLINIKËS PËR FËMIJË
“Me këtë ne mjekët hapim mundësinë që pacientët të trajtohen me terapinë më moderne, sipas udhëzimeve globale për një numër të madh sëmundjesh. Dhe këtë herë përsëri me një ilaç në formë të përshtatur për moshën e fëmijëve. Edhe një herë shpreh faleminderime, me siguri se ky bashkëpunim do të thellohet dhe përmirësohet për kënaqësinë e të gjithëve, veçanërisht për shëndetin e fëmijëve”.
Mjekja specialiste Vesna Xhambazovska nga Klinika për sëmundje respiratore te fëmijët “Kozle” tha se ky preparat ishte shumë i nevojshëm për foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Omeprazol në formë të lëngshme i dedikohet fëmijëve të vegjël të cilët nuk mund të gëlltisin tableta si dhe pacientëve të rritur që kanë vështirësi në gëlltitje.