Maqedoni

Aliti: Jemi të përqëndruar në transformimin digjital të administratës për të ofruar procedura të thjeshta dhe të automatizuara

Me ftesë të zv. kryeministrit për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministri për Shoqëri Informatike Admirim Aliti mori pjesë në ngjarjen e kushtuar Raportit Vjetor të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut 2022, ku në panel diskutuam për mobilitetin, konkurrentshmërinë dhe zhvillimin e mëtejshëm në rrugën drejt BE-së.

Ky raport paraqet një dokument qenësor në orientimin e politikave dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete të shtetit, në përmbushje të kërkesave dhe standardeve të BE-së, prandaj konstatuam që çdo rekomandim nga ky raport kërkon vëmendje të veçantë, si dhe përfshirje dhe angazhim serioz nga ana e gjitha institucioneve, theksoi Aliti.

“Sa i përket MSHIA, theksova se jemi në hap me çdo rekomandim ku paralelisht me Reformat në Administratë Publike dhe Riorganizimin, jemi të përqendruar në inovacionet dhe transformimin digjital, që sjellin ndryshimet pozitive në efikasitetin dhe profesionalizmin e administratës, duke siguruar procedura të thjeshta dhe të automatizuara që mbi të gjitha rrisin mirëqenien e qytetarëve.

Të gjitha këto ndryshime janë konsistente me parimet evropiane, ndaj mbetemi tërësisht të përkushtuar në këto reforma që do ta bëjnë vendin pjesë e BE-së”, tha me këtë rast Aliti.