Aliti: 145 milionë euro kompanive për 3.700 punësime të reja
Në seancën e 66 qeveritare që u mbajt sot, qeveria solli vendim për të vazhduar me krijimin e një klime pozitive në drejtim të mbështjetjes financiare të biznesit vendor.
“3.700 vende të reja punës priten që të hapen nga përkrahja prej 145 milion eurove që po ia ofrojmë kompanive të ndryshme për t`u futur në ciklin investues”, njoftoi ministri për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti.
Sipas tij, 280 kontratat që do të nënshkruhen janë garanci për kujdesin e Qeverisë ndaj biznesit që është konform dispozitave të Ligjit për përkrahje financiare.