Maqedoni

Ali Ahmetin viziton banorët e Hasanbegut dhe Haraçinës!

Fronti Europian në kuadër të fushatës zgjedhore parlamentare sot aktivitetet i vazhdoi në Hasanbeg. Para simpatizantëve, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se Fronti Europian është bashkim afatgjatë në të cilin ushtrohet demokracia e mirëfilltë dhe është e do të mbetet zgjedhja e vetme e cila Republikën e Maqedonisë së Veriut do e çojë drejt Bashkimit Europian.

“Faleminderit për mikpritjen banorëve të Hasanbegut dhe Haraçinës!
Më 8 maj bashkë duhet të vulosim fitoren e Frontit Europian, fitoren e vizionit të qartë euro-amerikan dhe t’i themi JO Rusisë! “.