Alfabeti i gjuhës shqipe, ne shqiptarët dhe politikanët tanë
Ejup Berisha
Një baba shqiptar njëher kishte shkuar në shkollë në një mbldhje prindore për tu informuar me rezultatet e mësimit të djalit të tij gjatë prezencës së të njëjtit në procesin arsimor në periudhën sa ka shkuar i njëjti në shkollë. Mësimdhënësi apo kujdestari i klasës së nxënësit duke ja treguar notat prindit ndër tjera atë e kishte njoftuar se djali i tij ka notë të dobët njësh në gjuhën amtare apo në gjuhën shqipe. Reagimi i prindit në këtë informacion ishte me humor ai pra kujdestarit të klasës së birit të tij i kishte thënë, Z. Mësues mos ja shihni për të madhe birit tim sepse ai nuk e njeh edhe aq sa duhet gjuhën shqipe, kujdestari me këtë rast prindin me habi e kishte pyetur Pse? E prindi atij i kishte thënë Ja pse: Gjithmonë kur unë i flas dhe e këshilloj djalin tim në gjuhën amtare ai tërë kohës e kthen kokën anash se nuk don të më dëgjojë se çfar i themë unë atij. Edhe në rastin e politikanëve të sotëm shqiptar ka të tillë që nuk e njohin mirë gjuhën amtare apo gjuhën e bukur shqipe. Këta duhet kuptuar pse kjo ndodh me ta pra kjo ndodhë për faktin se të njëjtët i kanë mësuar vetëmse pesë shkronjat e para të alfabetit të gjuhës shqipe, A,b,c,ç,d,e dhe kaq prandaj kur qytetarët u flasin shumicës së politikanëve në gjuhën shqipe këta të fundit gjithmonë e kthejnë kokën anash sepse së pari nuk e njohin mirë gjuhën shqipe dhe së dyti nuk duan ti dëgjojnë se çfar po u thonë qytetarët atyre. Dhe duke e analizuar këtë situatë politikanët nuk kanë faj se pse nuk e zbatojnë Demokracinë në trojet shqiptare a e dini pse sepse prej nëntë shkronjave të fjalës Demokraci këta i njohin vetëm katër shkronja të saj dhe atë d,e,a,c. Prandaj qytetarë shqiptar nëse politikanët tanë nuk zbatojnë demokraci në trojet tona atëher këta kanë problem me gjuhën shqipe por edhe me dëgjimin sepse këtyre ua vrasin veshët fjalët tuaja. Pastaj këta si mund ti dallojnë termet politike autokraci dhe demokraci kur nuk e njohin sa duhet gjuhën amtare por kjo ndodh edhe për faktin se gjatë aktiviteteve dhe punëve të tyre në politikë të njëjtët nuk udhëhiqen nga intelegjenca dhe arsyeja por këta udhëhiqen nga instiktet dhe nga emocionet . Prandaj duke u bazuar në këtë të fundit që e thash politikanëve shqiptar ua ka ëndja të sillen tërë kohës si autokrat në vnd se të sillen si demokrat e kjo e fundit është nevojë e patjetërsueshme për kombin shqiptar. Këta si duket harrojnë se të njëjtët në politikë zgjidhen nga qytetarët në aktivitet polizik demokratik që njihet si zgjedhje e nuk emërohen nga ndonjë Monark apo mbret me pushtet absolut dhe të trashëgueshëm. Politikanët pra flas konkretisht për politikanët shqiptar shihet se nuk e kuptojnë gjuhën shqipe pasiqë unë si njeri që merrem me hulumtime politike a e dini se sa shumë tekste kamë shkruar në gjuhën shqipe për Demokracinë dhe rreth saj por kot si duket asnjë politikan sma ka kuptuar asnjë fjalë të vetme në gjuhën shqipe në këtë temë se po ti kishin kuptuar dhe po të më kuptonin kjo do të mjaftonte që ne shqiptaret të kishim demokraci më tepër dhe më cilësore se në Zvicërr. Por jo ne sot fatkeqsisht kemi më tepër autokraci se në Korenë e Veriut. Të mos keqkuptohemi në fillimet e hulumtimeve për Demokracinë në kohërat më të lashta gati të gjithë mendimtarët e mëdhej politik kanë qenë skeptik ndaj demokracisë bile edhe Platoni dhe Aristoteli por të njëjtët nuk kanë qenë armiq të përbetuar të saj dhe nuk e kanë kundërshtuar aq shumë atë siç po bëjnë me të politikanët tanë të sotëm në këtë kohë.