ALFA: Ramiz Merko kërkon mandatin e pestë si kryetar komune
Kryetari aktual i komunës së Strugës Ramiz Merko është duke kërkuar përkrahje nga partia e tij, BDI, për mandatin e pestë për ktyetar komune, raporton Tv Alfa.
Sipas këtij televizioni, Merko kërkon mandat të ri edhe pse përballet me shumë padi për shpërdorim të detyrës, transmeton portali Lideri.mk.
Analisti Marko Troshanovski nga ana tjetër si pengesë të mundshme për kandidimin e Merkos e përmend faktin që ai është në Listën e Zezë amerikane, gjë ndaj të cilës shqiptarët janë posaçërisht të ndjeshëm./Lideri