Maqedoni

Albulena Demiri Zendeli nga Kerçova u zgjodh kryetare e Forumit të Gruas

AlternAtivA mbajti sot Kuvendin Themelues të Forumit të Gruas. Për kryetare e Forumit të Gruas të Alternativës u zgjodh Albulena Demiri Zendeli nga Kerçova.

Albulena Demiri Zendeli është magjistre e shkencave ekonomike, kontabiliste e licencuar dhe ish-kandidate për deputete nga Kërçova. Aktualisht punon si bashkëpunëtore për kulturë në Qendrën e Kulturës në Kërçovë.

Përshëndeta themelimin e Forumit të Gruas duke theksuar rëndësinë që i përkushton AlternAtivA gruas në shoqëri dhe institucionit familje.

Theksova se jetojmë në një kohë kur familja është në shënjestër të sulmeve të vazhdueshme. Familja shqiptare, e rrjedhimisht edhe gruaja shqiptare, e ka meritën kryesore për ruajtjen e identitetit dhe vlerave kombëtare. Gruaja shqiptare gjithmonë ka qenë kala e mbrojtjes së familjes shqiptare.

E uroj Albulena Demiri Zendelin për zgjedhjet e saj në krye të Forumit dhe i uroj punë të mbarë në rrugën tonë të idealit.

Alternativa me përkushtim të plotë do të trasojë rrugën e artikulimit dhe mbrojtjes së familjes.