Albon Xhemaili ia kujton Besnik Emshiut: Çerdhja në Kamjan u hap para një viti, tani ri-inaguroni për të bërë foto
Komuna e Bogovinës që udhëhiqet nga Besnik Emshiu së fundmi duke tentuar të proklamoj se po punojnë dhe se po kujdesen për fëmijët kanë ri-inaguruar çerdhen e fëmijëve “Jeta” në fshatin Kamjan, çerdhe kjo që ishte hapur më herët nga ana ekomunës së Bogovinës, kur me komunën e Bogovinës menaxhonte, Albon Xhemaili nga Aleanca për Shqiptarët, shkruan Top24.
Sipas reagimit të Aleancës për Shqiptarët kjo çerdhe është në funksion gati një vit e tetë muaj, teksa kryetari aktual feston në mënyrë solemne “hapjen” e çerdhes së re në këtë komunë, ju ftojmë t’i hidhni një sy fakteve nga inagurimi i vërtetë i këtij institucioni gjatë kohës kur komuna menaxhohej nga Albon Xhemaili.
Vetes PO, mirëpo popullit nuk mund t’i hidhni hi syve, shkruan në reagimin e ASH-së, Bogovinë, përcjellë Top24.
“Demantim ndaj lajmjt të hapjes së çerdhes në fshatin Kamjan të Komunës së Bogovinës. Pas lajmit të sotëm për hapjen e çerdhes komunale “Jeta” në fshatin Kamjan, Aleanca për Shqiptarët me obligim moral konstaton se çerdhja në fjalë është hapur dhe vënë në funksion nga kryetari paraprak i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili; inaguruar më 21 Janar 2021. Institucioni i cili sot RI-INAGUROHET ka qenë në funksion për tashmë plot 1 vit e 8 muaj. Teksa kryetari aktual feston në mënyrë solemne “hapjen” e çerdhes së re në këtë komunë, ju ftojmë t’i hidhni një sy fakteve nga inagurimi i vërtetë i këtij institucioni”