Zgjedhje Lokale 2021

Albon Xhemaili: E gjetëm komunën me dy milionë euro borxh, tani ka zero

Kryetari aktual i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, tha se ai para katër viteve ka dalë para banorëve të Bogovinës, dhe është zotuar për shumë gjëra, ndërsa thotë se për katër vjet ka realizuar shumë premtime.

“Kisha ca amanete për t’i çuar në vend. Po kryetar i çova në vend amanetet për katër vite. Kemi punuar vazhdimisht për shkollat, kemi thënë duart larg politika nga shkollat, po e bëmë, investuam në çdo shkollë, ujë problemi më jetik, jo veq në komunën e Bogovinës, kemi punuar vazhdimisht për të sjellë në çdo shtëpi ujë për pije, nëse kishte nevojë edhe në mal në bjeshkë kemi qëndruar por ia arritëm qëllimit dhe sollëm ujin”, deklaroi Albon Xhemaili.

Ai tha se kanë bërë aq shumë punë sa që nuk është bërë për 20 vite me radhë.

“Kur kemi marrë menaxhimin e komunës kemi pasur borxh mbi 2 milionë euro. E di që e kanë zili, po nga inati do ua them sonte. E dini sa ka borxh komuna e Bogovinës, zero euro borxh. Më pastër se kaq nuk ka”, deklaroi Albon Xhemaili.

Ndryshe, Albon Xhemaili është sërish në garë për Komunën e Bogovinës, si kandidat i partive Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.