Kosovë

Albin Kurti udhëton drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Çeki bashkë me Lulzim Jasharin

Kombëtarja e Shqipërisë i rikthehet sot aksionit në arenën ndërkombëtare, ku do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Me fillim nga ora 20:45, stadiumi “Fortuna Arena” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Republikës së Çekisë dhe Shqipërisë, e vlefshme kjo për raundin e pestë të kualifikimeve drejt Euro 2024.
Ndeshjen Live do e përcjellë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Lulzim Jashari, djali i heroit legjendar, Asem Jashari.

“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, ka shkruar Kurti në Facebook duke postuar fotografinë e përbashkët në veturë me Lulzim Jashari.

“Kuqezinjtë” e Sylvinhos do të synojnë që ta vazhdojnë formën e mirë edhe sot dhe ta befasojnë kombëtaren çeke si mysafirë, që të jenë një hap më afër kualifikimit në këtë garë.

Ndërkaq, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se ndeshjen e sotme mes Çekisë dhe Shqipërisë do ta transmetojnë Digitalb dhe TV Klan.