Albin Kurti pasnesër vjen në Shkup
Pasnesër (1 mars) në Shkup vjen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Të njëjtën ditë në Shkup do të jetë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe së bashku me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, do të marin pjesë në Forumin e Dytë Ekonomik të Shkupit, në organizim të Delfi Forumit Ekonomik dhe Asociacionin Grek të Bizneseve, transmeton Lideri.mk.
Në forum fjalim fillimisht do të mbajë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pastaj kryeministri kosovar Albin Kurti dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Video paraqitje në Forum do të ketë edhe Komesari evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi.