Rajon - Botë

Alarmon drejtori i Bankës Botërore: Ballkani përballet me ikjen e trurit, investoni në rini!

Investoni në rini, tregojuni se kanë mundësi në vend, porositi Koen Davids, drejtor ekzekutiv i Bankës Botërore në ditën e parë të Forumit ndërkombëtar financiar-ekonomik që mbahet në Shkup në organizim të Ministrisë së Financave.

“Duhet të krijohen mundësi për të rinjtë, të investohet në to sepse rajoni po përballet me ikje të trurit. E rëndësishme është tu tregohet të rinjve se kanë më shumë mundësi këtu, e rëndësishme është ata ta gjejnë vendin e tyre në shoqëri”, tha Koen në panelin e tretë që u mbajt pasdite, ndërsa në të cilin është debatuar për menaxhimin e mirë dhe kohezionin shoqëror.

Vlerësoi se pakot antikrizë që ishin vendosur në vend gjatë pandemisë janë të mira, duke potencuar se ndihma duhet të targetohet gjegjësisht të arrijë te ata të cilëve më së shumti u nevojitet.. Sipas Koen, nevojitet të vazhdohet edhe me vaksinimin e popullatës.

Në lidhje me projeksionet tha se pritjet janë optimiste, ndërsa bashkëpunimi rajonal dhe negociatat për inkuadrim me Bashkimin Evropian janë pjesë e rëndësishme që të arrihet ajo.