Maqedoni

ALARMANTE/ Stacioni policor i Bit Pazarit ka regjistruar 623 vepra penale për gjashtë muaj, vetëm 27 janë zbardhur

Në raportin vjetor të vitit 2020 për stacionin policor “Bit Pazar” qëndron se në territorin e Çairit, janë kryesor 1031 vepra penale. Këto të dhëna i ka bërë publike, kandidatja për këshillin e komunës së Çairit, Nafie Selmani, e cila shkruan, se nga këto 943 vepra penale kanë mbetur të pazbardhura, ndërsa vetëm 88 janë zbardhur nga organet e rendit.
“Kjo është shqetësuese për të gjithë ne, pavarësisht kë mbështesim, kë votojmë e kë jo!
Ndërkaq, në periudhën prej vetëm gjashtë muajve të këtij viti, e përsëris vetëm gjashtë muaj, janë kryer 623 vepra penale, nga të cilat janë ndriçuar vetëm 27! Vetëm 27! Duhet të përmendim këtu se këto vepra penale janë kryer në kohë pandemie kur qytetarët, kryesisht, kanë qenë në shtëpitë e tyre. Imagjinojmë pa pandemi si do ishte gjendja!!!:, shkruan Selmani.
Ajo ka pyetur se për cilën siguri po flet kryetari aktual i Komunës së Çairi?
“E që mos kemi më këso gjendje me këso shifra te veprave penale: “Voto PASTËR, e jo për hatër”! Rretho 6!”, shkruan Nafie Selmani.