BallinaMaqedoni

Alarm për bombë në një fabrikë në Shkup

Foto Arkiv

Mëngjesin e sotëm, një alarm për bombë në fabrikën “Crombert and Schubert” në Zonën Zhvillimore Teknologjike të Shkupit ka frikësuar punonjësit. Të gjithë u larguan nga godina deri sa u kryen kontrollet e nevojshme. Për fat të mirë, i konstatua se bëhej fjalë për alarm të rremë.

Siç transmeton portali Lideri.mk, Lajmin për “Fokus” e kanë konfirmuar edhe nga MPB:

“Më datë 29.10.2024 në ora 08:20 në SPB Shkup, i punësuar në një kompani lagja Ilinden ka raportuar në Shkup se në ora 06:00 në emailin zyrtar të kompanisë ka arritur mesazh se në fabrikë është vendosur mjet shpërthyes. Menjëherë janë dërguar ekipet e SPB Shkup dhe të Njësitit kundër terrorizmit dhe pas kontrolleve të nevojshme nuk është gjetur mjet shpërthyes, përkatësisht është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzim të rremë”, njoftoi policia./Lideri