September 28, 2024
Rajon - Botë

Alarm në Gjermani për rritjen e rasteve të viktimave nga Covid

Gjermania po përjeton pandeminë e të pavaksinuarve. Kështu deklaroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili shtoi se në disa rajone vendet e terapisë intensive janë sërish pothuajse të pamjaftueshme”. Sipas tij vala e katërt është në fuqi të plotë në Gjermani.

“Pandemia nuk është aspak e rreme. Të duash të mbyllësh gjendjen e jashtëzakonshme pandemike nuk do të thotë aspak se pandemia ka mbaruar. Vala e katërt është këtu me fuqi të plotë. Ne po përjetojmë një pandemi të të pavaksinuarve dhe është masive, me infektime në rritje”.
Në 24 orët e fundit ka pasur 194 vdekje nga Covid-19 përkundër 114 të një jave më parë. Alarmi është ngritur nga presidenti i institutit gjerman Robert Koch, Lothar Wieler, në një konferencë për shtyp në Berlin.

“Vala e katërt zhvillohet pikërisht ashtu siç e kemi imagjinuar, pikërisht sepse shumë nuk janë vaksinuar. Në 24 orët e fundit ka pasur 194 vdekje me dhe nga Covid, një javë më parë ishin 114” ”, tha Lothar Wiele.

Gjermania dëshiron të përshpejtojë tërheqjen e vaksinave me dozën e tretë, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, duke marrë si model Izraelin, “i cili ka arriti të ulë kurbën e përfitimit falë dozës së tretë”.
Ministri Spahn kërkoi më shumë kontroll të Green Pass në restorante, muze dhe vende publike ku kërkohet.