Maqedoni

Aktiviteti i Bilall Kasamit tek Parku i Gruas – Tetovë

Bashkë me përfaqësuesit e NPK, kandidatët për deputetë, aktivistë dhe aktiviste, sot pastruam dhe kositëm barin tek Parku i Gruas në Tetovë.

“Puna dhe investimet për qytet më të pastër janë një nga prioritetet tona kryesore. Këtë e dëshmojmë me punën tonë të vazhdueshme. Tetovën e gjetëm nën gërmadha, me gropa, pa rrugë e pa bulevarde. Sot, për çdo ditë po shndërrohet në qytet europian. Me rrugë e rrugica të asfaltuara, me bulevarde të reja që lehtësojnë qarkullimin e qytetatëve dhe kaosin në qytet. Në Tetovë, sot investohet më shumë se kurrë në ekologji, mirëmbajtjen dhe ndërtimin e parqeve të reja. Të tjerët “agjendën e gjelbër” e përdorën vetëm për ta mbuluar korrupsionin, ndërsa mbuloheshin nga deponitë. Ne sot i japim qytetit tonë frymë dhe mjedis të pastër jetësor. Për Tetovën ja VLEN”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i Bilall Kasamit.