October 4, 2024
Diaspora

Aktivistja Silvana Begaj bën bashkë deputetët e Shqipërisë dhe Suedisë për të drejtat e mërgimtarëve

Sot u mbajt takimi i parë për këtë sezon për: Kërkesën drejtuar dy Parlamenteve për lehtësimin e proçedurave për Shtetasit Shqiptarë në Suedi! Në këtë takim u diskutua për Lejet e punës, Njohja e patentave dhe Njohja e pensioneve. Falenderojmë për gjithë impenjimin e tyre Magnus Jakobsson , Magnus Berntsson , Kreshnik Çollaku dhe Lavdrim Krrashi.

Faleminderit Maria Maric për pjesëmarrjen! Ne do të vazhdojmë me durim punën dhe përpjekjet tona pranë dy qeverive e parlamenteve për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve emigrantë në Suedi. Për çdo të re @Rrjeti Panshqiptar i Diasporës do të ju mbaj të informuar!

Deputeti i PS Lavdrim Krrashi duke e vlerësuar këtë iniciative shkruan: – Në kuadrin e përgjegjësive legjislative, nën dimensionin e sjelljes së diplomacisë parlamentare në shërbim të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë, diskutuam sot virtualisht me kolegë të kuvendit të Suedisë (the Rigsdag) nisma për të lehtësuar qytetarët shqiptarë që punojnë në Suedi për çështje konkrete si njohja e patentave, lejet e punës dhe pagesat pensioneve. Falenderime Silvana Begaj me Rrjeti Panshqiptar i Diasporës për kordinimin dhe iniciativën”.