Aksion policor në burgun e Idrizovës, paraburgim për 6 policë, për 11 masa kujdesi
Prokuroria u ka caktuar masën e paraburgimit dhe masën e kujdesit policëve të Burgut të Idrizovës të arrestuar gjatë aksionit të së hënës.
Gjashtë prej tyre që kishin lejuar arratisjen e të dënuarit për vrasje, morën paraburgim prej një muaji, kurse 11 të tjerët, të cilët gjatë gjithë javës kishin lejuar që i burgosuri të shëtitet, morën masa kujdesi.
Gjykata ua ka marrë dokumentet e udhëtimit, ndalohen të largohen nga shtëpia dhe obligohen që të paraqiten në organet kompetente shtetërore.
Për 17 policët e burgut, Prokuroria zhvillon hetime nën dyshimin se kanë kryer vepra penale – mundësimin e arratisjes dhe lirimit të jashtëligjshëm të personit të dënuar.
Përt këto vepra penale, nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sqarojnë se parashihen dënime deri në 10 vite heqje lirie.